Këtë vit Moska, krahas qyteteve të Gjermanisë dhe Skandinavisë, për herë të parë është bërë zonjë shtëpie e Festivalit. Një pjesë e parkut të madh të kryeqytetit rus "Sokolniki" para 1 korrikut është shndërruar në një restorant të madh çek.

Vajzat bukuroshe nga Praga me veshje tradicionale ofrojë më shumë se 15 varietete birre të freskët dhe pjata të kuzhinës vendore. Të gjitha kryeveprat e artit të kuzhinës në këtë Festival përgatiten nga kryekuzhinierët çekë. Një nga pikat më interesante, më kulmore të programit do të jetë Ushtari i Mirë Shvejk, i cili do të argëtojë mysafirët e Festivalit të kuzhinës Çeke.