Një ceremoni e pazakontë u krye dje në Moskë pranë mureve të Kremlinit, përballë Mauzoleut të Leninit. Një grua, e cila kishte ardhur nga Çuvashia (Chuvashia), u përpoq të thërrasë shpirtrat, duke iu lutur atyre që të shpëtojnë Rusinë nga fundi i botës.

Policia e ndaloi këtë grua në pritje të ardhjes së mjekëve, të cilëve dhe iu dorëzua ajo. “Nomatisësen” e shpirtrave e dërguan në një spital psikiatrik.