Avioni gjuajtës “Su-27” u rrëzua në Petrozavodsk në rajonin e Karelia-s të enjten në mëngjes. Pilotët, sipas të dhënave paraprake, arritën të katapultojnë, njoftoi një burim në strukturat ushtarake të Qarkut Veri-Perëndimor Federale.

Avioni, i cili po kryente një fluturim trajnimi, u rrëzua tre kilometra larg aerodromit “Besovec”, i cili ndodhet 14 kilometra nga Petrozavodsk.

Gjatë tentativës për ulje në “Besovec” në qershor të vitit 2011 u rrëzua aeroplani me pasagjerë “Tu-134” që fluturonte nga Moska. Atëhere gjetën vdekjen 47 vetë u vranë.