Barka ruse e peshkimit “Ardatov”, në të cilën në prag shpërtheu zjarr, sot u rimorkiua nga anija e shpëtimit “Lazurit”. Tani karvani po lundron drejt portit Nakhodka, njoftuan në Drejtorinë e Emergjencave dhe Operacioneve të shpëtimit të Lindjes së Largët të Rusisë.

Incidenti ndodhi në Detin e Japonisë. Më 27 qershor në dhomën e motorëve dhe kaldajës të anijes shpërtheu zjarr. Ekuipazhi arriti ta shuajë atë me forcat e veta, por barka e peshkimit u gjend pas kësaj krejtësisht pa energji dhe nuk mundi të vazhdojë lundrimin. Asnjë nga anëtarët e ekuipazhit të saj, të përbërë prej 53 marinarësh, fatmirësisht nuk u lëndua. Nuk ka as rrjedhje të karburantit në det.