Presidenti rus Vladimir Putin sot do t’i paraqesë qeverisë dhe krerëve të dhomave të Kuvendit Federal Mesazhin mbi politikën buxhetore (fiskale) për periudhën e viteve 2013-2015, njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Në Mesazhin e tij Presidenti do të përcaktojë objektivat kryesore të politikës buxhetore. Një nga akcentet principiale në të është nevoja e përmirësimit të cilësisë së menaxhimit strategjik të ekonomisë dhe financave publike.

Mesazhi buxhetor i Presidentit Putin do të merret nga qeveria si bazë për përgatitjen e projekt-buxhetit federal për këtë periudhë.