Agjencia Federale Kozmike e Rusisë “Roskozmos” planifikon të lëshojë në korrik pesë satelitë nga kozmodromi “Bajkonur” . Starti i raketëmbajtëses "Sojuz" me një bllok prej pesë aparatesh kozmike është caktuar për datën 22 korrik.

Më parë si kohë e lëshimit të satelitëve qe përmendur gjysma e parë e vitit, ndërsa më pas 7 qershori. Më vonë data e startit u shty për në 21 qershor. Kjo ndodhi për arsye se autoritetet e Kazakistanit nuk pranonin të bashkërendisnin kohën e realizimit të lëshimit, duke nxjerrë si pretekst mungesën e marrëveshjes ndërshtetëror për rajonet e rënies të fazave (stages) të raketëmbajtëseve.

Në mes të qershorit Kryeministri i Kazakistanit Karim Masimov, pas takimit me homologun e tij rus Dimitri Medvediev, i dha lejen Rusisë për lëshimin e aparateve kozmike nga kozmodromi “Bajkonur”.