I Dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë Kofi Annan propozoi krijimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar. Sipas projektit, në këtë strukturë duhet të hyjë si përfaqësuesit e autoriteteve aktuale, ashtu dhe të opozitës, njoftoi një burim në qarqet diplomatike.

Gjatë kësaj, sipas fjalëve të diplomatit që dëshiroi të mbetet anonim, "nga përbërja e një qeverie të tillë është menduar të përjashtohen ata persona, prezenca e të cilëve mund të komplikojë transferimin e pushtetit ose t’i shkaktojë dëm procesit të pajtimit dhe stabilitetit".

Propozimi i Kofi Annan do të jetë një nga temat kryesore për diskutim në takimin ndërkombëtar për Sirinë, i cili është planifikuar të mbahet më 30 qershor në Gjenevë.