Në projektligjin mbi “Listën e Magnitskit”, që u miratua të martën nga Komiteti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Senatit të SHBA-ve, janë bërë saktësime të qenësishme në krahasim me versionin e miratuar më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Projektligji i redaktuar i jep Departamentit Amerikan të Shtetit të drejtën për të vendosur sanksione jo vetëm kundër zyrtarëve të Federatës Ruse, por edhe kundër përfaqësuesve zyrtarë të çdo vendi tjetër, të dyshuar për përfshirje në shkeljen e të drejtave të njeriut. Tani të dy Dhomat duhet të bien dakord mbi një alternativë të vetme të projektligjit. Gjithashtu në të është bërë edhe një tjetër ndryshim i rëndësishëm: Administratës Amerikane i atribuohet e drejta për të mos zbuluar emrat e figurantëve të “Listës së Magnitskit”.