Në katër burgje federale të Brazilit të burgosurve u është propozuar të reduktojnë afatin e dënimit me ndihmën e leximit. Çdo libër i lexuar - minus 4 ditë, shkruan gazeta "The Daily Telegraph".

Zgjedhja e librave bëhet nga vetë të burgosurit sipas dëshirës. Pas leximit të librit secili prej tyre duhet të shkruajnë një ese të shkurtër, duke shprehur mendimet e veta pa gabime e korrigjime, saktë, duke vendosur vijën në anë të fletës si dhe firmën.

Juristët lidhin shpresa të mëdha me këtë metodë inovative dhe kurjoze të riedukimit të kriminelëve.