Fitueset e çmimit të argjendtë të konkursit "Eurovision 2012" "Gjyshet e Buranovo-s" kanë marrë oferta të shumta për shfaqje në turne.

Siç rrëfeu administratorja e grupit Maria Tollstuhina, për momentin kolektivi po zhvillon turne në Rusi dhe në qytetet që nuk ndodhen shumë larg kufijve të vendit. Megjithatë kanë mbërritur shumë kërkesa për organizimin e koncerteve të "Gjysheve të Buranovo-s" në Angli, Kinë, Belgjikë, Portugali, Finlandë dhe Estoni.