NATO nuk vendosi për një konfrontim ushtarak me Sirisë pasi mbrojtja kundërajrore siriane rrëzoi gjuajtësin F-4 Phantom që i përkiste Turqisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e cilësoi sjelljen e Sirisë si "të papranueshme".

Të martën në Bruksel u zhvillua një mbledhje e paplanifikuar e organizatës në nivel të ambasadorëve të 28 vendeve, në të cilën nuk u diskutua mundësia e një kundërpërgjigjeje ushtarake të aleatëve ndaj veprimeve agresive kundër njërit prej vendeve të Aleancës.

Turqia thirri mbledhjen urgjente të Këshillit të NATO-s në bazë të nenit 4 të Traktatit të Uashingtonit "Për zhvillimin e konsultimeve, në qoftë se një nga vendet e Aleancës beson në ekzistencën e një kërcënimi për sigurinë e tij". NATO thjesht dënoi incidentin.