Një nga thesaret më të mëdhenj në historinë europiane të thesareve u zbulua nga dy arkeologë amatorë në ishullin Jersey.

Pesha e përgjithshme e dhjetëra mijëra monedhave prej ari dhe argjendi, të nxjerra nga vendi i fshehtë, arrin deri në 3/4 ton. Vlera totale e thesarit mund të variojë nga 5 milionë deri në 16.5 milionë dollarë, njofton Agjencia britanike e lajmeve Press Association.

Sipas mendimit të ekspertëve, thesari i përket më shumë se dy mijë viteve të shkuara. Monedhat e zbuluara, të cilat datojnë vitin e 50-të p.e.s., ishin në qarkullim në fisin kelt që banonte në veriun e Bretanjës kontemporane.