Moska i bën thirrje Uashingtonit të peshojë mirë pasojat e mundshme të miratimit të të ashtuquajturit "Ligji i Magnitskit". Me një deklaratë të tillë doli para gazetarëve Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Riabkov.

Në të njëjtën kohë, sipas fjalëve të tij, Moska nuk përjashton edhe përgjigjen asimetrike ndaj ligjit të miratuar. Diplomati është i sigurt se hyrja në fuqi e "Ligjit të Magnitskit" do të jetë e mbarsur me pasoja tejet negative për marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Komiteti Ndërkombëtar i Senatit të Kongresit amerikan miratoi më 26 qershor një projektligj për të imponuar sanksione në regjimin e vizave ndaj zyrtarëve rusë të përfshirë, gjoja, në vdekjen në paraburgim në vitin 2009 të auditit të Fondit investues "Hermitage Capital" Sergei Magnitskij.