Komiteti Ndërkombëtar i Senatit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara miratoi njëzëri projekt-ligjin mbi "Lista e Magnitskit”. Ai parashikon aplikimin e sanksioneve të vizave kundër zyrtarëve rusë të përfshirë, gjoja, në vdekjen në nëntor të vitit 2009 në qelinë e paraburgimit në Moskë të qytetarit rus Sergei Magnitskij, avokatit të Fondit investues “Hermitage Capital Management”, të akuzuar për shmangien e pagimit të taksave (evazion fiskal) në qindra milionë rubla.

Vendimi i komitetit ishte i pritur, pasi në mbështetje të projekt-ligjit u shprehën edhe republikanët, edhe demokratët.

Moska ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e vet në lidhje me miratimin e mundshëm në Shtetet e Bashkuara të “Ligjit Magnitskij” dhe paralajmëroi se nëse ky projektligj do të aprovohet, kjo në mënyrë të pashmangshme do të pasohet nga masa kundërpërgjigjeje, të cilat do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ruso-amerikane.