Autoritetet amerikane njoftuan për arrestimin e 24 të dyshuarve kriminelë-kibernetikë, të akuzuar për mashtrim financiar me anë të përdorimit të Internetit, njofton British Broadcasting Corporation (BBC).

Operacioni u zhvillua në vende të ndryshme në katër kontinente.

Përgatitja e operacionit të FBI-së kundër hakerëve, të cilët bënin tregti me karta krediti të vjedhura dhe informacione bankare, zgjati dy vjet. Ata u arrestuan falë punës së agjentëve sekretë, të cilët themeluan në Internet një "treg të zi" të informacionit të vjedhur, ofertës joshëse të së cilit mashtruesit nuk i rezistuan dot dhe ranë brenda në rrjetë me këmbët e tyre.

Dëmi i parandaluar, sipas të dhënave të Inteligjencës amerikane, përbën më shumë se 200 milionë $.