Veprimtarët rusë të kulturës i janë drejtuar Gjykatës së Lartë të Rusisë dhe Gjykatës së qytetit të Moskës me kërkesën për lirimin nga paraburgimi dhe ndërprerjen e shqyrtimit të çështjes gjyqësore të anëtareve të grupit Pussy Riot ose rikualifikimin e çështjes nga penale në administrative. Kërkesa u nënshkrua nga 103 persona.

Aktorë të kinemasë, regjisorë dhe muzikantë pranojnë se ata kanë mendime të ndryshme lidhur me anën morale dhe etike të veprimeve të pjesëmarrëseve të aktit skandaloz të muajit shkurt në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar, por nuk shohin "bazën ligjore dhe rëndësinë praktike të izolimit të mëtejshëm nga shoqëria të këtyre vajzave të reja, që nuk përbëjnë ndonjë rrezik real. Aq më tepër që dy prej tyre janë nëna të reja".

Avokatët e pjesëtareve të grupit Pussy Riot e përshëndesin letrën e intelektualëve rusë në mbrojtje të vajzave të arrestuara dhe besojnë se ajo do të ndihmojë për lirimin e tyre.