Kanali televiziv pro-qeveritar sirian "Al-Ihbariya", zyrat e të cilit u sulmuan sot, nuk ndërpreu programet e tij dhe vazhdoi transmetimin normalisht.

Si rezultat i sulmit të ndërmarrë mbi zyrën e këtij kanali  televiziv në Damask u vranë tre gazetarë dhe një punonjës. U dëmtuan gjithashtu dhe ambjentet e saj.

Konflikti në vend po vazhdon prej rreth 15 muajsh. Gjatë kësaj kohe, sipas burimeve të ndryshme, kanë humbur jetën më shumë se 10 mijë persona.