Qeveria e Republikës Serbe brenda kufijve të Bosnjës dhe Hercegovinës i dha projektit të tubacionit të gazit "South Stream" ("Rryma Jugore") statusin e projektit kombëtar dhe e shpalli zbatimin e tij qëllim strategjik të Republikës Serbe (RS). Kjo do të lejojë realizimin e gazifikimit të të gjitha qyteteve dhe komunave në RS.

Projekti parashikon shtrimin e një tubacioni nga ujërat e Detit të Zi në vendet e Europës Jugore dhe Qendrore. Për të zbatuar pjesën tokësore të projektit me Bullgarinë, Serbinë, Hungarinë, Greqinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Austrinë janë nënshkruar tashmë marrëveshje ndërqeveritare.

Pjesëmarrësit e projektit "South Stream" janë kompania ruse "Gazprom" - 50% të aksioneve, kompania italiane ENI - 20%, kompania gjermane Wintershall Holding dhe ajo franceze EDF - me nga 15% të aksioneve.