Aksidenti ajror me avionin rus "Sukhoi Superjet-100" në Indonezi nuk do të ndikojë në bashkëpunimin ekonomik midis Rusisë dhe Indonezisë, deklaroi Ministri-koordinues për Ekonominë i Indonezisë Mohammed Hatta. Para kësaj deklarate ai zhvilloi një takim me Presidentin e Korporatës së Bashkuar ruse të Ndërtimit të Avionëve Mihaill Pogosian. Sipas fjalëve të Pogosian, në fund të këtij viti planifikohet të fillojë dërgimi i avionëve "Superjet-100" kompanisë ajrore indoneziane "Sky Aviation".

Bordi i Komitetit Kombëtar për Sigurinë e Transportit të Indonezisë tashmë ka botuar rezultatet e përkohshme të hetimit të rënies së avionit "Superjet-100" në Xhakartë. Ekspertët rusë nuk ranë dakord me konkluzionet e kolegëve indonezianë lidhur me përgatitjen e dobët të pilotëve për fluturime në terren të lartë malor.

"Superjet-100" u rrëzua më 9 maj. Një raport paraprak mbi shkaqet e rrëzimit të tij do të jetë gati në fund të verës.