Presidenti sirian Bashar Al-Asad deklaroi se vendi i tij është në gjendje lufte, njofton British Broadcasting Corporation (BBC).

Në prag të kësaj deklarate në periferi të Damaskut shpërthyen luftime të ashpra mes ushtrisë siriane dhe rebelëve.

Assad ka kërkuar nga kabineti i ri qeveritar që të ndërmerren të gjitha përpjekje për të fituar.

Të dyja palët ndërluftuese kanë raportuar për dhjetëra të vrarë - si në luftimet në Damask, ashtu dhe në të gjithë vendin.