123 persona u shpëtuan sot nga anija e mbytur me emigrantë në brigjet e ishullit të Krishtlindjeve në Oqeanin Indian.

Sipas disa njoftimeve të saktësuara, në bordin e saj ndodheshin jo më shumë se 133 persona - më parë ishte njoftuar se në anijen e mbytur gjendeshin 150 emigrantë të paligjshëm.

Në vendin e mbytjes së anijes po vazhdojnë operacionet e shpëtimit me pjesëmarrjen e ekuipazhit të anijes tregtare, të gjendur në afërsi të vendngjarjes, dhe të Forcave Ushtarake Detare australiane.