0Ajo hapi një cikël të tërë aktivitetesh jubilare në 12 vende, duke përfshirë Bjellorusinë, Bullgarinë, Gjermaninë, Danimarkën, Spanjën, Lituaninë, Moldavinë, Poloninë, Ukrainën, Francën dhe Republikën Çeke.

Në vitin 1799, si rezultat i një grushti shtetit, pushtetin në Francë e përqëndroi në duart e veta Napoleoni - një njeri ky me ambicie të pakufishme dhe aftësi gjeniale prej strategu ushtarak. Disa vjet më vonë, pas një serie të tërë luftërash të rrufeshme pushtuese, ai u bë sundimtar i Evropës kontinentale. Mbas përpjekjeve të pasuksesshme për të përfunduar një aleancë me Perandorin rus Aleksandër I kundër Anglisë, Bonaparte në qershor të vitit 1812 mori vendimin fatal të fushatës ushtarake në Rusi. Pas gjashtë muajsh kjo fushatë përfundoi me shpartallimin e plotë të ushtrisë prej 600 mijë vetësh të Napoleonit. Në janar të vitit 1813 skalionët e parë të trupave ruse kaluan kufirin dhe u shfaqën në Prusi. Për Evropën rezultati i luftës së vitit 1812 u bë sinjal për fillimin e kryengritjes kundër sundimit të Napoleonit. Në të njëjtin vit u zhvilluan disa beteja me ushtrinë e re të Perandorit francez. Në betejën e njohur të Leipzigut ajo u shpartallua nga forcat e aleatëve, të cilat bashkuan Rusinë, Austrinë, Prusinë, Suedinë. Një vit më pas me këtë koalicion u bashkuan edhe Anglia, Spanja dhe Portugalia. Në qershor të vitit 1815 u zhvillua beteja e famshme e Vaterlosë - e fundit në epokën e Luftërave Napoleonike.

Pikërisht në Vjenë, ku u mbajt konferenca shkencore e sipërpërmendur, në vitet 1814 dhe 1815 u zhvilluan konferencat ndërkombëtare për Evropën e pasluftës. Ja se çfarë thotë Drejtori i Institutit rus të Historisë Botërore të Akadenisë së Shkencave të Rusisë, akademiku Aleksandër Çubarian:

- Ambasada ruse në Austri doli me iniciativën e mbajtjes së kësaj konference. U përfshi mjaft aktivisht në këtë iniciativë historiani i njohur austriak Stefan Karner, Drejtor i Institutit Ludvig Boltzmann, i cili bashkëpunon mjaft ngushtë me Rusinë. Unë do të dëshiroja të flisja në lidhje me atë, se me çfarë ideshë u rikthyen në atdhe oficerët rusë, të cilët kishin qenë në Paris. Është edhe një moment tjetër që duhet theksuar. Edhe pse kjo ishte një luftë shumë e ashpër mes dy vendeve, ajo nuk çoi megjithatë në konfrontimin e shoqërive. Për shembull, në Rusi e preferonin shumë të folurit frëngjisht. Ky është një tregues mjaft i spikatur i asaj, se si mund të arrihet pajtimi ndërmjet popujve dhe shoqërive madje edhe në periudha tejet të vështira.

Përkoi në kohë me zhvillimin e Konferencës shkencore ndërkombëtare edhe hapja e ekspozitës së Muzeut Historik rus dhe asaj të Arkivit të politikës së jashtme të Rusisë në Vjenë. Në këto dy ekspozita ka gjetur pasqyrim historia e fitores së ushtrisë ruse në Luftën Patriotike të vitit 1812.

Mihaill Aristov