Autoritetet rumune dyshojnë se tre policë dhe një mjek e kanë ndihmuar ish-Kryeministrin Adrian Nestase për të inskenuar një vetëvrasje.

Hetuesit rumunë kanë arsye për të besuar se lëndimet e Nastase nuk janë aq serioze, siç është njoftuar më parë, dhe se politikani qëlloi veten jo me qëllimin për të humbur jetën, por për të shmangur dënimin me burg.