Rusia i bën thirrje Palestinës dhe Izraelit t’i përmbahen në mënyrë rigoroze detyrimeve që kanë marrë përsipër për të zgjidhur situatën e mbarsur me konflikt dhe të tregojnë vetëpërmbajtje të madhe. Këtë e deklaroi në Betlehem Presidenti Vladimir Putin, duke theksuar se çdo veprim i njëanshëm deri në pajtimin përfundimtar është kundërproduktiv.

Pas takimit të Vladimir Putinit me Kreun e Administratës Kombëtare Palestineze Mahmoud Abbas u nënshkrua një marrëveshje për statusin e kompleksit të muzeut dhe parkut në Jerihon. Ky kompleks u hap në janar të vitit të kaluar dhe sipas diplomatëve është një simbol i forcimit të pranisë ruse në Tokën e Shenjtë. Është planifikuar që më vonë Putin të marrë pjesë në përurimin e Qendrës ruse të Shkencës dhe Kulturës në Betlehem.