Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshilit të Aleancës së Atlantikut të Veriut në nivel të ambasadorëve të 28 vendeve anëtare të saj, e cila u thirr në mënyrë emergjente nga Turqia për të diskutuar incidentin lidhur me rrëzimin e avionit zbulues turk nga forcat e mbrojtjes kundër-ajrore të Sirisë, u hap të martën në Bruksel.

Deri më tani NATO ka deklaruar se nuk ka ndërmend të ndërhyjë në situatën në Siri.

Në prag të mbledhjes Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë Aleksandër Grushko shprehu hapur shpresën se Këshilli i NATO-s nuk do të ndërmarrë në mbledhjen e tij asnjë veprim që mund të çojë në një përshkallëzim të theksuar të situatës rreth Sirisë dhe në dështimin e zgjidhjes politike të konfliktit sirian.