Gjykata Rajonale e Këlnit e renditi cirkumzicionin (synetin) e djemve për bindje fetare si kundërvajtje penale. Sipas mendimit të gjykatësve as të drejtat e prindërve, as liria e predikimit të fesë, e cila garantohet me Kushtetutë, nuk janë justifikim i mjaftueshëm për akte të tilla kundër fëmijëve.

Ky vendim u bë precedenti i parë në sistemin gjyqësor gjerman, kur një rit fetar u shpall si vepër penale. Ky vendim gjyqësor do të pasqyrohet në radhë të parë në praktikën mjekësore, pasi për kryerjen e një operacioni të tillë pa shkaqe mjekësore rrezikohet dënimi i njëjtë si për lëndime trupore.