I Dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan propozoi të ftohen përfaqësuesit e Iranit në Gjenevë për të marrë pjesë në takimin ndërkombëtar mbi Sirinë më 30 qershor.

Annan theksoi se fillimisht për këtë duhet marrë leja e SHBA dhe Rusisë. Nëse vendimi i tyre do të jetë pozitiv Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së do t’i dërgojë një ftesë zyrtare Teheranit. Ndërkohë, Uashingtoni është kundër ftesës së Iranit, ndërsa Moska e miraton pjesëmarrjen e këtij vendi në takim. Ministria e Jashtme e Rusisë e cilëson Iranin si pjesëmarrës aktiv në zgjidhjen e situatës së mbarsur me konflikt në Siri.