Kontrata e pazbuluar më parë për të furnizuar Sirinë me kompleksin e raketave zenit S-300 PMU-2, e cila figuron në raportin vjetor për vitin 2011 të ndërmarrjes "Uzina e ndërtimit të makinerive të Njizhegorodit", u nënshkrua, por zbatimi i saj u ndërpre nga Rusia.

Në të njëjtën kohë Rusia vazhdon të zbatojë kontratat për furnizimin e Sirisë me komplekse të mbrojtjes kundër-ajrore "Buk M-2" (Бук М-2) me rreze të mesme veprimi, komplekse zenit raketë-top me rreze të shkurtër veprimi "Pancir -C" (Панцирь-С) dhe me kompleksin e modernizuar C-125 të variantit "Peçora-2M" (Печора-2М).