Nga kompania shtetërore moldave "Hekurudhat e Moldavisë" do të pushohen nga puna punonjësit, të cilët refuzojnë të flasin rumanisht. Kjo është deklaruar nga Ministri i Transportit të Moldavisë Anatol Salaru.

Sipas Kushtetutës së Moldavisë, gjuha shtetërore është gjuha moldave. Megjithatë shumë persona (duke përfshirë edhe përfaqësuesit e organeve drejtuese të Republikës) nuk e konsiderojnë gjuhën moldave gjuhë më vete, duke e cilësuar atë si një dialekt të rumanishtes.