Ish-kandidati për President dhe ish-Kryeministri egjiptian Ahmed Shafiq fluturoi në mëngjesin e së martës nga aeroporti i Kairos në Abu Dhabi në bordin e një avioni të linjave ajrore të Emirateve të Bashkuara, njoftuan mediat egjiptiane.

Shafiq u shfaq në aeroport vetëm pak kohë para nisjes dhe menjëherë kaloi në sallën VIP. Punonjësit e aeroportit e pritën Shafiq-in me brohoritje. Sipas informacioneve të mediave, së bashku me Ahmed Shafiq nga vendi u larguan dhe vajzat e tij. Gruaja e Shafiq vdiq pas një sëmundjeje të gjatë pak kohë para zgjedhjeve presidenciale.