Fizikantët kanadezë gjatë një eksperimentit arritën të ngrohin një substancë deri në 4 trilion gradë Celsius. Kjo temepraturë është 250.000 herë më e madhe se temperatura në qendër të Diellit.

Shkencëtarët përplasën bërthamat e atomeve të arit në Large Hadron Collider (LHC), të cilat lëviznin pothuajse me shpejtësinë e dritës. Kështu ata vendosën një rekord absolut të temperaturës dhe hynë në Librin e Rekordeve Guiness.

Megjithatë kanadezët kanë konkurrentë seriozë në laboratorin zviceran CERN, i cili ka pajisje më të fuqishme. Por rezultatet zyrtare të matjes së temperaturës fizikantët europianë nuk i kanë publikuar akoma, kështu që rekordi për momentin mbahet nga homologët e tyre kanadezë.