Themeluesi i faqes së Internetit "WikiLeaks" Julian Assange i kërkoi garanci autoriteteve suedeze se nëse ai mbërrin në këtë vend nuk do t’i dorëzohet Shteteve të Bashkuara.

Në Suedi australiani 40-vjeçar Julian Assange dyshohet për dy përdhunime. Siç shprehet Assange, ai është gati të mbrojë veten në gjykatën suedeze lidhur me këto akuza. E vetmja gjë, së cilës i druhet fort ai, është fakti se Stokholmi mund t’ia dorëzojë atë Uashingtonit. Sipas të gjitha gjasave, Shtetet e Bashkuara do ta akuzonin Assange për spiunazh në lidhje me publikimin në "WikiLeaks" të qindra e mijëra dokumenteve sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit, Pentagonit dhe zbulimit amerikan.

Akuza për spiunazh në SHBA është një çështje shumë serioze. Personi që shpallet fajtor për këtë vepër penale rrezikon burgim të përjetshëm.