Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB Susan Rice kërkoi sërish që të përdoret forca kundër autoriteteve siriane për të mbrojtur popullsinë civile në vend.

"Ne duhet të ndërmarrin hapa më të qenësishëm për t’i bërë presion Presidentit sirian Bashar Al-Assad, duke përfshirë, përveç sanksioneve, edhe zbatimin e Kapitullit VII të Kartës së OKB-së", - tha ajo gjatë fjalës së marrë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ky kapitull me titull "Veprime në lidhje me kërcënimet ndaj paqes, shkeljen e paqes dhe akteve të agresionit" parashikon, në bazë të vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përdorimin e forcave të armatosura për ruajtjen e paqes.