Në Nju Jork, në vendin e Kullave Binjake të shkatërruara më 11 shtator të vitit 2001, është ngritur skeleti i një rrokaqielli të ri. Ndërtesa 72-katëshe do të jetë e gjashta në qytet për nga lartësia.

Përfundimi i ndërtimit të saj është planifikuar në fund të vitit të ardhshëm. Pjesën më të madhe të ndërtesave do ta zënë zyrat. Krah për krah me të do të ngrihen edhe 4 kulla të tjera. Kryesorja ndër to do të bëhet ndërtesa më e lartë në Hemisferën perëndimore. Ajo do të jetë me 104 kate.