Deri në fund të vitit 2012 Rusia pret të bjerë dakord me Izraelin për të ndërtuar në territorin e tij stacionin tokësor të sistemit rus të navigacionit satelitor GLONASS, njoftoi Kreu i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë "Roskozmos" Vladimir Popovkin. Ai vuri në dukje gjithashtu se në këmbim të kësaj Izraelit do t’i vihen në dispozicion informacione. Nëse palët do të nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, atëherë, sipas mendimit të Popovkin, stacioni mund të ndërtohet në vitin 2013.

Vladimir Popovkin është anëtar i delegacionit rus që shoqëron Presidentin rus Vladimir Putin gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme.