Ekspertët rusë, të përfshirë në hetimin e aksidentit ajror të avionit rus “Superjet-100” në Indonezi, besojnë se shkaku i rrëzimit të tij nuk është mungesa e përvojës së ekuipazhit për fluturime në terren të lartë, fort të thyer malor. Për këtë shkruan gazeta ruse “Kommersant”. Më parë, pala indoneziane e ka këshilluar kompaninë "Aeroplanët Civilë të Sukhoi" që të përgatisë më mirë pilotët për fluturime në zona malore.

Siç shkruan gazeta, me referim tek burimet e saj, avioni pat kryer disa herë fluturime në malet në territorin e Rusisë. Dhe, sipas botimit, i pat kryer këto teste fluturimi pikërisht piloti Aleksandër Jabllontsev, i cili drejtonte “Superjet-100” gjatë fluturimit fatkeq të demonstrimit në Indonezi.

Sipas “Kommersant”, në katastrofën e avionit “Superjet-100” mund të ketë gisht shërbimi lokal i dispeçerisë, i cili nuk iu përgjigj në kohë kërkesës së pilotit për lejimin e uljes.