UEFA gjobiti Federatën Gjermane të Futbollit me 25.000 euro për "sjellje të pahijshme" të tifozëve gjatë ndeshjes së ekipit gjerman me kombëtaren e Danimarkës në Euro 2012. Ndeshja u mbajt më 17 qershor në Lvov (Lviv) të Ukrainës. Atëherë një prej tifozëve të Gjermanisë ndezi në tribunë një mjet (checker) piroteknike.

Më parë Federata Gjermane e Futbollit u gjobit me 10.000 euro për shkak të hedhjes nga tifozët gjermanë të objekteve të ndryshme në fushë gjatë ndeshjes me ekipin e Portugalisë. Ndeshja më e afërt e ekipit kombëtar gjerman do të mbahet më 28 qershor në Varshavë. Kombëtarja e Gjermanisë do të luajë në gjysmëfinalen kundër ekipit të Italisë.