Vullkan Shiveluç, që është aktivizuar tani në Gadishullin e Kamçatkës (Lindja e Largët e Rusisë), hodhi dy shtylla hiri në një lartësi prej 6.5 km mbi nivelin e detit. Atij iu përcaktua kodi “portokalli” i rrezikut për aviacionin, njofton Shërbimi Gjeofizik i Akademisë ruse të Shkencave.

Grimcat e hirit mund të depërtojnë në mekanizmat e avionëve dhe të provokojnë ndonjë katastrofë ajrore. Aktiviteti sizmik i vullkanit rezulton mbi normë, por rrezik për vendbanimet rrotull tij tani për tani nuk ka.

Shiveluç është vullkani aktiv më verior në Gadishullin e Kamçatkës. Rritja e aktivitetit të tij eruptiv u regjistrua në maj të vitit 2009.