Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai venezuelian Hugo Chávez diskutuan në një bisedë telefonike mes tyre çështjet e ndërveprimit në sektorin e energjetikës. Siç tregoi Sekretari i shtypit i Liderit rus Dmitri Peskov, ata biseduan, në veçanti, rreth bashkëpunimit në tregjet botërore të naftës.

Udhëheqësit e dy vendeve prekën gjithashtu edhe temën e kooperimit në sferat e ndërtimit, financave dhe atë tekniko-ushtarake.