Siria ka gjuajtur edhe avionin turk të përfshirë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në vendin e rrëzimit të gjuajtësit turk, deklaroi Zëvendës kryeministri i Turqisë. Megjithatë aeroplani nuk u rrëzua, njoftoi ai. Damasku ende nuk e ka komentuar këtë informacion.

Të premten u zhduk nga ekranët e radarëve avioni zbulues i Forcave Ushtarake Ajrore të Turqisë. Siria ka deklaruar se ajo e goditi atë mbi hapësirën e ujërave të veta territoriale. Ndërkohë autoritetet turke insistojnë se aeroplani u rrëzua në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe se vetëm fragmentet e tij ranë në ujërat territoriale të Sirisë.