Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë sot edhe territoret palestineze, ku do të diskutojë çështjen e rregullimit të konfliktit palestinezo- izraelit.

"Tema qendrore e takimit të pritshëm të tij me Udhëheqësin palestinez do të jetë diskutimi i situatës me zgjidhjen e problemit palestinezo-izraelit në kontekstin e rezultateve të një serie të tërë kontaktesh të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve në Aman në fillim të këtij viti," - tha në një konferencë të posaçme për gazetarët Ndihmës i Presidentit rus për çështjet ndërkombëtare Juri Ushakov.