Turqia ka kërkuar thirrjen e mbledhjes urgjente të Këshillit të NATO-s në nivel ambasadorësh për të diskutuar incidentin e ndodhur me rrëzimin, nga forcat e mbrojtjes kundërajrore të Sirisë, të aeroplanit turk të zbulimit. Është planifikuar që konsultimi të zhvillohet të martën.

Deri tani NATO ka deklaruar se nuk do të ndërhyjë në situatën e krijuar midis Sirisë dhe Turqisë. Avioni gjuajtës u rrëzua natën e kaluar, dy pilotët kanë humbur pa lënë gjurmë. Siç theksohet në deklaratën e përhapur sot nga Ministria e Jashtme e Turqisë, Siria është plotësisht përgjegjëse për asgjësimin e avionit gjuajtës turk.