Rusët në mot të nxehtë duhet t’i përdorin me shumë kujdes kondicionerët. Me një rekomandim të tillë doli Kryemjeku sanitar i vendit Gennadi Onishçenko.

Sipas fjalëve të tij, kondicioneri nuk të shpëton nga vapa e madhe, ai vetëm çekulibron forcat përshtatëse (adaptive) të organizmit të njeriut. Njerëzit që flenë natën me ajër të kondicionuar, si përfundim sëmuren dhe komplikimet nga kjo mund të jenë shumë serioze, deri në pneumoni, tha Gennadi Onishçenko.

Sipas tij, mbrojtja e trupit nga të nxehtit është një problem kompleks. Gjatë një ditë të nxehtë duhet të mbuloni kokën e tij, të kufizoni kohën e qëndrimit në diell, ndërsa etjen ta shuani jo me ujë të ftohtë, por me çaj të ngrohtë.