Inspektorët ushtarakë nga Franca dhe Gjermania do të kryejnë një fluturim me aeroplanin C-130 të Forcave Ushtarake Ajrore franceze për verifikimin e objekteve ushtarake të Bjellorusisë të Rusisë në kuadër të zbatimit të Traktatit Ndërkombëtar të Qiejve të Hapur.

Traktati parashikon ushtrimin e kontrollit mbi zbatimin e marrëveshjeve për reduktimin e armatimeve. Ekspertët e huaj, në mënyrë të veçantë, verifikojnë nëse përkojnë me realitetin të dhënat e deklaruara nga shtetet në lidhje me armatimet dhe dislokimin e trupave të tyre.