Të paktën 26 aktivistë të Partisë së Punës të Meksikës gjetën vdekjen sot si rezultat i rënies së autobusit në humnerë nga një shkëmb me lartësi 200 metra. Ata po udhëtonin drejt shtetit Guerrero për pjesëmarrje në tubimin në mbështetje të kandidatit të vet në zgjedhjet lokale.

Rreth 20 pasagjerë të tjerë u plagosën.

Kandidati presidencial në Meksikë Andrés Manuel López Obrador, i cili përfaqëson krahun e forcave të majta, shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e viktimave.