Sipas rezultateve të sondazhit të zhvilluar nga "Levada-Center", vlerësimet pozitive në qëndrimin e qytetarëve rusë kundrejt Presidentit rus Vladimir Putin dominojnë në mënyrë të konsiderueshme ndaj atyre negative. Qytetarët rusë e lidhin përmirësimin e jetës me kthimin e tij në postin presidencial.

60% e të anketuarve shprehën një qëndrim pozitiv ndaj Presidentit Putin, 57% e tyre i shprehën mbështetje veprimeve të tij në postin e Kryetarit të shtetit.

Shumica dërmuese e të anketuarve (90%) as që e vënë në dyshim ndikimin e madh të Putinit në proceset që ndodhin në vend, nga të cilët 23% e konsiderojnë ndikimin e tij shumë të fortë.

Ndërkaq, pikëpamjet në lidhje me atë, nëse do të hyjë vendi gjatë kohës së drejtimit të Vladimir Putinit në dhjetëshen e shteteve më të zhvilluara ekonomikisht dhe më të begata të botës, dolën të ndryshme: 44% e të anketuarve besojnë në këtë parashikim, kurse 40% të tjerë u shprehën se e kanë të vështirë ta parashikojnë këtë gjë.