Nafta e papërpunuar Brent dhe WTI po shtrenjtohen sot për shkak të uraganit “Debby” në Gjirin e Meksikës. Kompanitë, që nxjerin naftë në Gjirin Meksikan, e ulën prodhimin me 23 për qind.

Kostoja e kontratës së gushtit për naftën e papërpunuar të markës Brent u rrit me 0.49 $ (+ 0.54%) dhe arriti deri në 91.47 $ për fuçi. Kostoja e kontratave të gushtit për naftë bruto të markës WTI u rrit 0.52 $ (+ 0.65%) deri në 80.28 $ për fuçi.

Kreu i kompanisë ruse "Lukoil" Vagit Alekperov nuk parashikon ndonjë rënie të theksuar të çmimeve të naftës. Në vitin e ardhshëm, sipas mendimit të tij, çmimi i naftës do të mbetet në nivelin 100-110 $ për fuçi. Ne kemi parashikuar se çmimet do të ruhen në kufirin 100 $, por ai ra njëcikë më pak se nën 95 $. Megjithatë, unë jam thellësisht i bindur se, për shkak të shpenzimeve të kompanive të naftës për nxjerrjen e saj, sidomos në vendburime të komplikuara, çmimi i kësaj lënde hidrokarbure nuk do të bjerë nën 90 $ për fuçi, tha Vagit Alekperov të premten në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.