Autoritetet irakiane po shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së më shumë se 40 zyrave përfaqësuese të mediave të huaja për shkak të skadimit të afatit të licencës së tyre, njofton Agjencia “Reuter”. Ndër këto përfaqësi përfshihen, në veçanti, edhe British Broadcasting Corporation BBC dhe Radiostacioni amerikan “Voice of America” (“Zëri i Amerikës”).

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të Komisionit të Irakut për Komunikimet dhe Mediat (Communications and Media Commission, CMC), këto masa nuk janë të lidhura me aktivitetin profesional të kompanive të medias pasqyrimin e konfliktit ndër-fetar në vend. Përfaqësuesitë e këtyre mediave planifikohet të mbyllen për shkak të faktit se ato nuk kanë paguar taksat për licencën, tha zyrtari.

Veprimet e autoriteteve irakiane u kritikuan ashpër nga ana e bashkësisë gazetareske.