Dhjetra të arratisur nga Koreja e Veriut lëshuan të dielën drejt territorit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) tullumbace me 50 mijë fletushka.

Qëllim i këtij aksioni ishte t’i demonstrohet popullit të Koresë së Veriut se qeveria e vendit përhap vazhdimisht informata të rreme dhe për të hedhur poshtë pikëpamjen e përhapur në Korenë e Veriut se të arratisurit verikoreanë ngujohen në burg në Korenë e Jugut.

Përveç fletëpalosjeve, në tullumbace ishin fiksuar edhe një mijë kartmonedha me vlerë 1 $ dhe 300 DVD me klipe që tregojnë se si adaptohen me jetën në Korenë e Jugut të arratisurit verikoreanë.