Në kryeqytetin e Izraelit u zhvilluan protesta masive. Disa mijëra njerëz dolën në rrugë duke kërkuar drejtësi sociale, ulje të taksave dhe rritjen e pagave të punonjësve të sektorit shtetëror. Ata u përpoqën të vendosin në qendër të kryeqytetit një kamp me çadra, por policia i shpërndau protestuesit.

Në përgjigje të kësaj i gjithë Tel Avivi u përfshi nga një valë masive trazirash. Demonstruesit bllokuan trafikun, thyenë vitrinat e dyqaneve dhe bankave. Gati njëqind persona u arrestuan. Në fund të kësaj jave sindikatat premtuan se do të zhvillojnë një aksion akoma dhe më të madh proteste.